19:22 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Drenas, suspendohet mësimdhënësi i cili ushtroj dhunë fizike ndaj nxënësit

Drejtoria e Arsimit në Drenas pas kërkesës së kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci ka suspenduar mësuesin e shkollë “Rasim Kiçin” që kishte rrahur një nxënës.

“Komuna e Drenasit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjeve”, thuhet në komunikatën e komunë së Drenasit, transmeton Indeksonline.

Komunikata e plotë e Komunës së Drenasit:

Pas kërkesës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për marrjen e masave sipas Ligjeve të aplikueshme, kjo e fundit ka marr Vendim në bazë të kompetencave që ka, konfrorm Ligjit, deri në përfundimin e procedurave të Komisionit Disiplinor për suspendimin e mësimdhënësit i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit.

Komuna e Drenasit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjeve dhe marrjen e masave për të gjithë ata që bien ndesh me to, në mënyrë që të krijohet një klimë e mirë dhe efikase në procesin edukativo e arsimor në të Institucionet Arsimore të Komunës së Drenasit.