Drenas, vetura përplaset me tren, ka të lënduar

Një veturë është goditur sot nga treni.
Rasti ka ndodhur në fshatin Baicë të Drenasit.
Indeksonline raporton se si pasojë e këtij aksidenti, një person është lënduar.
Ndërkohë, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor” pohoi Ahmeti.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.

