75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 22 Prill 2022 / k.v

Drenasi bëhet i gjelbër në Ditën Ndërkombëtare të Tokës (Foto)

Sot shënohet Dita e Tokës, ngjarje kjo që synon të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e mjedisit, e gjithashtu shtimin e kujdesit ndaj saj.

Duke e konsideruar tejet të rëndësishëm këtë ditë, në kuadër të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Drenas është rregulluar hapësira e gjelbër publike, në pjesë të ndryshme të komunës së Drenasit, të cilët i japin qytetit një pamje edhe më të bukur.