75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / k.v

Drenasi do të mbushet me fidane

Organizata jo-qeveritare ‘Keep It Green’ ka përzgjedhur Komunën e Drenasit për mbjelljen e fidaneve në qytet. Kështu ka njoftuar Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komuna e Drenasit, Flutura Avdiu.

“Sot në takimin e mbajtur me përfaqësuesin e Organizatës jo-qeveritare ‘Keep It Green’ Guxim Klinaku, u njoftuam se Komuna e Drenasit është përzgjedhur për mbjelljen e një numri të konsiderueshëm të fidanëve”, ka thënë Avdiu.

Në këtë takim u diskutua për caktimin e vendit dhe hapësirës për mbjelljen e fidaneve me qëllim të gjelbërimit të hapësirave publike të qytetit.