75 Mall Live Search
13:19 / E Premte, 24 Qershor 2022 / k.v

Drenasi miraton Hartën Zonale 2022-2030/ Lladrovci: Po fillon faza e re e zhvillimit për qytetarët dhe komunën

Kuvendi Komunal i Drenasit, me shumicë votash ka miratuar sot dokumentin më të rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor, Hartën Zonale të Komunës së Drenasit 2022-2030.

Drenasi me miratimin e hartës zonale, kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të gjithë ata që punuan në hartimin e kësaj harte zonale, si ekspertët nga GIZ-i, ekspertët e kompanisë hartuese të HZK-së nga Plan A Consulting, Ekipin Komunal për Planifikim Hapësinor, zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të gjithë qytetarët me grupet e interesit që morën pjesë në hartimin e këtij dokumenti jetik për zhvillimin e komunës tonë.

Postimi i Lladrovcit:

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi, ju njoftoj se sot, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, është miratuar njëzëri Harta Zonale e Komunës së Drenasit 2022-2030, si dokumenti më i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor.

Komuna jonë, me miratimin e hartës zonale, kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, si Harta Zonale, Plani Zhvillimor Komunal dhe planet rregulluese të hollësishme, në harmoni me ligjin e ri të Planifikimit hapësinor.

Me këtë miratim, po fillon faza e re e zhvillimit për qytetarët dhe komunën, perspektiva për të gjitha ndërtimet e ulëta, të mesme dhe të larta në qytetin e Drenasit.

Shpreh falënderim për ekspertët nga GIZ-i, ekspertët e kompanisë hartuese të HZK-së nga Plan A Consulting, Ekipit Komunal për Planifikim Hapësinor, zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të gjithë qytetarët me grupet e interesit që morën pjesë në hartimin e këtij dokumenti jetik për zhvillimin e komunës tonë.

Urime, urime, urime!