75 Mall Live Search
15:17 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Drenasi pa ujë të pijshëm, shkak turbullira dhe ndërprerja e rrymës

Komuna e Drenasit ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas KRU “Prishtina”, kjo për shkak të turbullirës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Ju njoftojmë se si shkak i turbullirës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm. Energjia elektrike është ndërprerë në orën 11:00 në Bivolallk”, thuhet në njoftim.