75 Mall Live Search
23:50 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / MSH1

Drenasi s’e zhgenjen Lladrovcin, këta janë kandidatët më të votuar!

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, të shpërndara në 71 kuti.

Në komunën ku udhëheq Ramiz Lladrovci s’kishte si të ishte ndryshe, përveçse dominim i PDK-së,  raporton IndeksOnline.

Kjo parti mori 17 mijë e 587 vota, më shumë se trefishin e vendit të dytë – LVV-së.

Kandidatët më të votuar të PDK-së në Gllogoc (Drenas) janë: Bedri Hamza (15028 vota), Përparim Gruda (8118 vota), Arian Tahiri (6957 vota), Isak Neziri (6914 vota) dhe Bashkim Gllareva (6255 vota).

Kandidatët e LVV-së nuk kalojnë 5-mijëshin me vota, me Albin Kurtin që mori 4476 vota, Glauk Konjufca 3454 vota, Egzona Tërdevci 2196 vota, Albulena Haxhiu 1971 vota dhe Hekuran Murati 1803 vota.

E treta në këtë komunë renditet NISMA Socialdemokrate, me Fatmir Limajn (542 vota), Merita Balën (290 vota), Arbëreshë Krasniqin (282 vota), Xhevahire Izamkun (265 vota) dhe Mevludin Krasniqin (231 vota).

Statistikat e plota mund t’i shihni duke klikuar KËTU./IndeksOnline/