75 Mall Live Search
09:57 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Drenica dënohet me minus 6 pikë kurse trajnerit i ndalohet për 1 vit kryerja e detyrës

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka marrë sot një vendim për skuadrën e femrave të Drenicës, të cilën e ka ndëshkuar me minus gjashtë pikë për shkak të mashtrimeve.

“KFF ” DRENICA ” nga Skënderaj , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për mashtrime dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës lidhur me paraqitjen e gjendjës faktike në ndeshjen ; KFF ” Feronikeli ” – KFF ” Drenica ” , e zhvilluar në Drenas , bazuar në nenin 64 paragrafi 1 pika 9 të Rregullores disiplinore ; denohet me marrjen e 6 ( gjashtë ) pikëve negative nga totali i pikëve të fituara”.

Po ashtu është dënuar edhe trajneri i kësaj skuadre për mashtrim për futjen në lojë të lojtareve të cilat nuk pasur të drejtë lojë, andaj atij i është ndaluar për 1 vit ushtrimi i detyrës së trajnerit.

“SHEFQET KOCI ; trajner në klubin e futbollit ” DRENICA ” nga Skënderaj në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për mashtrime dhe sjellje në lajthim në paraqitjene lojtareve të paqena në protokollin zyrtar dhe të atyre pa të drejtë loje në ndeshjen ; KFF ” Feronikeli ” – KFF ” Drenica ” e zhvilluar në Drenas , bazuar në nenin 64 paragrafi 1 pika 8 të Rregullores disiplinore ; denohet për 1 ( një ) vit ndalese në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”.

Indekonline ditë më parë kishte raportuar për këtë ngjarje që kishte ndodhur, ku për shkak që ekipi i parë i Drenicës e kishte bojkotuar klubin, ky klub kishte futur në lojë futbolliste të grup moshës U16 në ndeshjen kundër Feronikelit, ndeshje kjo që e kanë humbur me rezultat shumë të thellë./Indeksonline/.