75 Mall Live Search
11:39 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / A. M.

Drenica dërgon kërkesë për transfer në Afrikë, ia paguan akomodimin e ushqimin futbollistit nga Zimbabweja

Drenica është e interesuar të transferojë një sulmues afrikan. Bëhet fjalë për Tinashe Makanda nga Zimbabweja.

26 vjeçari është qendër-sulmues dhe momentalisht është pa klub.

Ekipi nga Skënderaji, i ka dërguar një kerkëse zyrtare autoriteve lokale në Zimbabwe, duke kërkuar lejimin e udhëtimit të Makandas në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Ne dëshirojmë të ftojmë zyrtarisht Makanda Tinashe nga Zimbabwe në prova tre javore që do të mbahen në stadiumin Bajram Aliu. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës t’i japin këtij lojtari të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për qëndrim në vend. Provat do të fillojnë me 5 nëntor dhe do të zgjasin 3 javë” shkruhet në ftesën e Drenicës.

Klubi kosovar do të përkujdeset për biletën e aeroplanit, akomodimin dhe mirëqenjën e sulmuesit afrikan gjatë qëndrimit në Kosovë.

“Kuqezinjtë” së fundi kanë emëruar trajner Bledar Devollin, që e ka nisur mjaft mirë punën me 2 fitore në 2 ndeshje. Javën e kaluar Drenica mposhti Prishtinën 1-0. /Indeksonline/