Drenica e bën “kahre” në finalen e parë Prishtinën, kampionin aktual

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, FC Prishtina 01 ka pësuar humbje ndaj FC Drenicës me rezultat 1-4 në ndeshjen e parë finale të Superligës së Kosovës në futsall.
Golin e vetëm për bardhekaltërit e shënoi Halim Selmanaj.
Kampionët aktual nuk arritën të përballonin formën e drenicasve të udhëhequr nga futbollistët latinë.