75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / L K

Drenica e shkarkon Keçin, shkak një pikë në tre ndeshje

FC Drenica e ka shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit Sunaj Keçin. Shkak për këtë vendim janë rezultatet e dobëta në tri ndeshjet e para.

Drenica ka marrë 1 pikë në tre ndeshjet e para, gjë që ka shtyer kryesinë e klubit të veproj.

“Pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për nderprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi.
Ne e falendërojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i deshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim.
Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive.
Ne nuk dorëzohemi” thuhet në njoftimin e Drenicës./Indeksonline/