17:54 / E Martë, 22 Shtator 2020 / C E

Drenica e “shkel” Besën

Drenica ka mposhtur Besën me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Pejanët kaluan të parët në epërsi me golin e Matheus në minutën e 33-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Meziu në fund të pjesës së parë nga penalltia.

Golin e fitores për Drenicën e shënoi Elshani në minutën e 60-të me një devijim klas.

Kjo është fitorja e parë e Drenicës këtë sezon dhe humbja e dytë e Besës që këtë vit u inkuadrua në Superligë. /IndeksOnline/