75 Mall Live Search
15:08 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Drenica eliminon Gjilanin nga Kupa e Kosovës, siguron gjysmëfinalen

Skuadra e Drenicës e ka mposhtur Gjilanin në ndeshjen çerekfinale, të zhvilluar sot në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenicakët mposhtën, Gjilanin me rezultat 2:1, të gjitha këto gola u shënuan në lojën shtesë, pasi që 90 minutat e rregullt nuk prodhuan fitues.

Ishte Hasan Hyseni, ai i cili shënoi golin e epërsisë fillestare në shtesën e parë, ndërsa golin e dytë e realizoi Genc Hamiti në minutat e fundit të ndeshjes.

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi, Fiton Hajdari një minutë para se të përfundonte ndeshja.

Kujtojmë që Drenica i bashkohet Prishtinës, si dy gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Kosovës, pasi skuadra e Armend Dallkut arriti të realizoj fitore ndaj Vushtrrisë në kryeqytet me rezultat 4:1.