14:57 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Drenica fiton, Trepça ’89 dhe Feronikeli ndajnë pikët

Skuadra e Drenicës ka mposhtur me vështirësi Flamurtarin.

Mysafirët nga Drenica fituan me rezultat 2-1 kundër ekipit prishtinas, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja tjetër mes Trepcës ’89 dhe Feronikelit u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0.

Me këto rezultate, Feronikeli mbetët në pozitën e pestë me 27 pikë, kurse Trepca në të gjashtin me 26 pikë.

Fitorja e Drenicës e ka quar klubin në kuotën e 25 pikëve, aq sa ka edhe Gjilani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./IndeksOnline/