75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / L A

Drenica i bën “hajr” Prishtinës, mposht Ballkanin në Skënderaj

Ka përfunduar ndeshja e javës së 13-të në Superligën e Kosovës mes Drenicës dhe Ballkanit.

Ishte skuadra kuqezi, ajo që arriti fitoren e madhe ndaj vendit të 2-të, Ballkanit duke fituar me rezultat bindës 2-0.

Golat për Drenicën i shënoi Akpan në minutën e 57-të dhe Kreshnik Uka në minutën e 64-të.

Me këtë fitore Drenica, ngjitet në pozitën e 4-të me 18 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e 2-të me 23 pikë./IndeksOnline/