Drenica ia hup fijen Dukagjinit, 89-shi ia thellon krizën Ferizajit
Drenica e ka mposhtur thellë Dukagjinin me rezultat 3:0.
Golat për vendasit i shënoi Harmon Gbowea dy herë dhe Diar Mustafa me një gol siguruan tri pikë të rëndësishme për drenicakët.
Në ndeshjen tjetër Trepça’89 e mposhti minimalisht Ferizajn falë golit të Leart Eminit.
Me këtë fitore Trepça’89 renditet e teta në tabelë me 13 pikë, ndërsa Drenica një vend para mitrovicasve me 14 pikë.
Ferizaj është në pozitën e nëntë me po aq pikë, ndërsa Dukagjini e parafundit me 7 pikë./Indeksonline/