75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / OSH

Drenica, kafshatë e vështirë – i nxjerr barazim Dritës në Gjilan!

Skuadra e Drenicës ka arritur të siguroj një barazim të artë kundër liderit, FC Drita.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1. Golin për Dritën e shënoi Bujar Shabani kurse për Drenicën shënoi Jeton Zabërgja, transmeton Indeksonline.

Me këtë barazim, Drenica bën 27 pikë dhe mbetet në pozitën e 9-të, kurse Drita vazhdon të jetë lidere me 55 pikë./Indeksonline/