75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Drenica – Llapi, ndeshja hapëse e xhiros së dytë në Superligë

Drenica dhe Llapi do të përballen sot në kuadër të javës e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drenica janë në kërkim të pikëve të para pas disfatës 4:1 në javën e parë ndaj kampionit të Kosovës, Feronikelit, ndërsa llapjanët shkojnë në Drenicë pas fitores bindëse 4:1 ndaj Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.

Dueli do të zhvillohet në ora 17:00 ndërsa në program këtë javë janë edhe 4 ndeshje tjera, dy të shtunën dhe dy të dielen.

 Ndeshja ndërmjet Prishtinës me Dukagjinin është shtyer./Indeksonline/