75 Mall Live Search
13:33 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / OSH

Drenica mbetet pa trajner në stërvitje, Thomas Brdarić niset drejt Gjermanisë

Skuadra e Drenicës është përballur sot me një situatë të papritur, pasi trajneri gjerman Thomas Brdarić është nisur drejt Gjermanisë, duke munguar në seancën stërvitore të ekipit.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Brdarić nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e radhës së skuadrës, ndërsa futbollistët janë detyruar të zhvillojnë përgatitjet pa praninë e tij në pankinë. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi për arsyet e largimit të trajnerit.
Mbetet ende e paqartë nëse trajneri gjerman është larguar përfundimisht nga drejtimi i Drenicës, apo nëse bëhet fjalë vetëm për një udhëtim të përkohshëm drejt Gjermanisë.

Kjo situatë vjen në një moment të vështirë për skuadrën nga Skenderaj, e cila ka pasur rezultate jo të mira në stinorin pranveror të kampionatit. Pikërisht këto rezultate kanë shtuar dyshimet për një ndryshim të mundshëm në stafin teknik.

Klubi i Drenicës pritet të dalë me një njoftim zyrtar në orët ose ditët në vijim për të sqaruar situatën rreth trajnerit Brdarić dhe të ardhmen e tij në krye të skuadrës.