75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Gj Sh

Drenica merr tre pikë në udhëtim ndaj Gjilanit

Drenica po vazhdon me rezultate pozitive.

Skuadra e drejtuar nbga Bylbyl Sokoli, sot shënoi fitore në udhëtim ndaj Gjilanit, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Genc Hamiti në 90+6.

Pas gjashtë ndeshjeve, Drenica ka grumbulluar 11 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë.

Ndërsa Gjilani renditet në vendin e pestë, me 7 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/