Drenica ndan rrugët me trajnerin gjerman
FC Drenica njofton opinionin publik, tifozët dhe sportdashësit se me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Thomas Brdarić.
Klubi dëshiron ta falënderojë Thomas Brdarić dhe stafin e tij profesional nga Gjermania për kontributin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë periudhës së angazhimit të tyre në FC Drenica.

Falënderim i veçantë për:
• Thomas Brdarić
• Joti Stamatopoulos
• Norman Becker
Ju urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tyre profesionale dhe personale.
Gjatë ditëve në vijim, FC Drenica do të njoftojë opinionin për zhvillimet dhe risitë e ardhshme në klub.
Me respekt,
FC Drenica

