Drenica në krye të Superligës, fiton me vështirësi kundër Ulpianës

Skuadra e Drenicës po vazhdon me formën e mirë në këtë sezon të Superligës.
Ekipi nga Skenderaj ka fituar me rezultat 0:1 kundër Ulpianës sot, transmeton Indeksonline.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 94-të, Kreshnik Uka arriti të tund rrjetën e vendasve.
Drenica me këtë fitore ka 10 pikë pas 4 ndeshjeve dhe gjendet në krye të tabelës.
Kurse, Ulpiana është në pozitën e fundit me vetëm 1 pikë./Indeksonline/