75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / L A

Drenica në Superligë, Mehmetaj një talent që duhet ta keni në fokus

Një emër i ri në futboll pritet të spikasë në sezonin e ri në Superligë.

Lulëzim Mehmetaj, talenti 16-vjeçar i Drenicës shihet si një nga emrat më premtues të futbollit kosovar.

Mehmetaj luan në pozitën e mesfushorit dhe aktualisht luan për grupmoshat U-19 të Drenicës.

Me pronarët e rinj, Drenica po synon që të krijojë një skuadër ambicioze dhe konkurruese për të luftuar për pozitat evropiane.

Me një teknikë të pastër, vizion të zgjuar në fushë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm – Lulëzimi po ngjitet me hapa të sigurt drejt futbollit të madh! Mos e humbni nga sytë këtë talent të ardhshëm të Kosovës./IndeksOnline/