Drenica e rikthen zyrtarisht Bylbyl Sokolin në stol

Skuadra nga Liga e Parë e futbollit kosovar, Drenica ka kthyer në stol Bylbyl Sokolin.
Pasi e shkarkoi nga pozita, Arsim Thaqin – Drenica tashmë është bërë me trajner të ri, shkruan Indeksonline
Sokoli ka marrë drejtimin e skuadrës “kuqezi” me synim futjen në Superligë për sezonin e ri.
“Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit. Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar si kryetrajner i ri i skuadrës….”, shkruhet në postimin e klubit