75 Mall Live Search
13:49 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / L A

Drenica po udhëheq ndaj Ferizajit, pa gola në Lipjan

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Është Drenica, ajo e cila po udhëheq në Skënderaj ndaj skuadrës së Ferizajit me rezultat 2-1, pas golave të Kreshnik Ukës dhe Ardit Topalaj që shënoi autogol.

Ndërsa në Lipjan, është përfunduar me barazim 0-0 ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë./IndeksOnline/