75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / OSH

Drenica “selam” Dritës: Po vijmë për fitore!

Sot nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Drenicës.

Skuadra e Drenicës përmes një postimi ka paralajmëruar ekipin nga Gjilani se do të luajnë për fitore, transmeton Indeksonline.

Edhe pse jo në formë të mirë dhe pa trajner, Drenica do 3 pikë kundër liderit.

Postimi i plotë i Drenicës:

Sot skuadra jonë, udhëton në Gjilan për fitore.Udhëtojmë për një ndeshje futbolli ,respektojme Federaten e Futbollit, respektojmë edhe zyrtaret e saj, Drenica ka bagazhin e saj në Super Ligë dhe ka njerëz të sinqertë përreth saj.Drenica nuk u dorëzua për 20 vite nuk dorëzohet as sot as nesër dhe as në të ardhmën,duam edhe të tjerët të jenë të sinqertë me ne, duam drejtësi dhe futboll korrekt sot dhe në ndeshjet në vazhdim.FORCA DRENICA!