Drenica triumfon ndaj Trepçës’89 e Gjilani minimalisht e mposhtë Besën

Tashmë kanë përfunduar edhe dy takimet e tjera të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica arriti që me rezultat final në 2:1 ta mposhtë Trepçën ’89, me golat e Lushtakut dhe Zabergjës, vendasit mposhtën mitrovicasit që shënuan vetëm një gol përmes Mujës, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, në takimin e dytë ndërmjet Gjilanit e FC Besës u shënua vetëm një gol, ku golin e fitores për gjilanasit e realizoi Matheus në portën e gabuar, ku edhe u regjistrua si autogol.