75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Drenica u “kryqëzua” se e mori për trajner, Bledar Devolli po ua mbyllë gojën kritikëve

Gjatë muajit të kaluar, nga ekipi i Drenicës u largua trajneri, Fadil Rama pas rezultateve jo të mira.

Vendin e tij e zuri trajneri nga Shqipëria, Bledar Devolli, transmeton Indeksonline.

Pas zyrtarizimit, Drenica u kritikua shumë se pse e mori një trajner nga Shqipëria dhe se Devolli nuk është i denjë për këtë punë.

Image may contain: 2 people, outdoor

Por, Bledar Devolli po del të jetë një prurje e qëlluar e Drenicës. Deri më tan ia ia ka qenë në krye të Drenicës që dy ndeshje dhe ka arritur të fitoj që të dyja.

Fillimisht e mposhti Trepçën 89 me rezultat 2:1 dhe së fundmi Prishtinën me rezultat 1:0.

Për momentin, Drenica gjendët në pozitën e 5-të me 14 pikë të fituara pas 10 ndeshjeve.

Ndeshja e radhës e Drenicës është kundër Besës së Pejës./Indeksonline/

Image may contain: 1 person, outdoor