75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / A. A

Drenica vazhdon të ftojë futbollistë nga Afrika

Drenica dëshiron të përforcojë radhët e veta me futbollistë afrikanë që janë të paangazhuar kontraktualisht.

Ditë më parë, ekipi nga Skenderaji i dërgojë ftesë sulmuesit nga Zimbabweja Makanda Tinashe. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që skuadra e udhëhequr nga Bledar Devolli, i ka dërguar ftesë futbollistit nga Gana, Kunadu Collins Amed.

Afrikani do të qëndrojë për një periudhë kohore rreth 3 javë në Skendëraj për të kryer prova.

Nëse arrinë t’i bindë drejtuesit e Drenicës më paraqitje pozitive, atëherë do t’i ofrohet mundësia për të nënshkruar kontratë.

/Indeksonline/