13:17 / E Enjte, 06 Janar 2022 / B O

Drenicaku i “fort” në tregti, e merr veturën me qera në Pejë, e shet në Lipjan!

Kompania që jep vetura me rent në Pejë “Star” është “djegur” nga pazari që kishte me një qytetar të Drenasit.

Të hënën e 3 janarit, një qytetar nga Drenasi kishte shkuar tek kompania në Pejë ku ishte marrë vesh që të paguante marrjen me qera të një veture për 5 ditë.

Qytetari kishte thënë se brenda pak minutave do ta sillte edhe një dokument shtesë për marrjen e veturës, por që nuk është lajmruar më.

Kompania në fjalë ka dyshuar për vonesën e qytetarit, dhe e ka lajmëruar rastin në Polici, shkruan Indeksonline.

Me atë rrugë, qytetari nga Drenasi ishte nisur për në Lipjan ku kishte arritur që ta shes veturën duke bërë tregti të shpejt.

Vetura ishte e tipit Polo, me ngjyrë të zezë.

Policia e Kosovës ka arrituar të evidenton personin në fjalë, të cilin e ka arrestuar. Një bashkëpunëtor i të arrestuarit është në arrati dhe po kërkohet nga Policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./Indeksonline/