Drenicaku Samir Ramizi shënon supergol kundër Baselit

Samir Ramizi ka shënuar një gol spektakular për Winterthurin në kuadër të Kupës së Zvicrës ndaj Baselit, për të kaluar ekipin e tij në epërsi.
29 vjeçari i lindur në Skenderaj, realizoi golin e dytë këtë edicion në të gjitha garat.
Në rast të fitores, Winterthuri siguron plasmanin në çerekfinale të Kupës.
Kujtojmë, që në këtë ndeshje përveç Ramizit, po luajnë edhe 6 shqiptarë tjerë.
Granit Lekaj, Gëzim Pepsi e Lindrit Kamberi te Winterthuri, ndërsa Edon Zhegrova, Orges Bunjaku e Pajtim Kasami te Baseli.
/Indeksonline/