75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Një drenicaku ia kallin ushqimin e bagëtive, i shkaktojnë dëme të konsiderueshme

Një banor i fshatit Kozhicë të Skenderajt është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vënë zjarr ushqimit të bagëtisë.

Sipas tij i është bërë dëm i konsiderueshëm në vlerë prej 1.450 eurosh, shkruan Indeksonline.

Në vend të ngjarjes ka dalë Njësiti i zjarrfikësve, i cili e kanë lokalizuar zjarrin.

Fsh. Kozhicë, Skenderaj, 18.10.2020-01:50. Ankuesi mashkull kos. ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin ushqimit të bagëtive. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet policore, ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit vlera e demit është rreth 1.450 euro. Nuk raportohet për të lënduar“, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/