Drenicasit ndajnë pikët
Ka përfunduar pa fitues ndeshja e vetme e javës 31 të Vala Superligës, ndërmjet Drenicës dhe Feronikeli.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” u mbyll me rezultat 0:0.
Drenica ruan pozitën e gjashtë në tabelë dhe tani ka 46 pikë, ndërsa Feronikeli ngjitet për një pozitë më lartë, në të shtatën me 44 pikë.
Ndeshjet tjera të kësaj jave zhvillohen nesër me fillim në orën 16:00. /IndeksOnline/