21:22 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Drenori e lë politikën, i futet gazetarisë hulumtuese

Ndonëse një muaj më parë ka lënë postin e asamblistit në Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori tani paralajmëron të lë tërësisht politikën.

Kjo pasi Drenori do t’i futet profesionit të gazetarisë, shkruan Indeksonline.

Këtë ai e ka konfirmuar në një emision të televizioni Dukagjini.

Kujtojmë që asamblisti Drenori ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal para një muaji pasi sipas tij është degraduar puna në Kuvend./Indeksonline/