Drenusha kujton një moment nga “Bigu”, përmend edhe Gjestin
Drenusha Latifi ka rikthyer vëmendjen te përvoja e saj në Big Brother Kosova, duke ndarë një reflektim personal mbi lojën, konkurrencën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se inteligjenca nuk është as e lindur për t’u blerë e as për t’u shitur, por një dhunti që të ndihmon të kuptosh rrjedhën e ngjarjeve para kohe, shkruan Indeksonline.
Ajo pranon se gjatë qëndrimit në shtëpi ka qenë shpesh e atakuar dhe se është komentuar për qëndrimin e saj ndaj Gjestit, duke sqaruar se mes tyre ka pasur rivalitet të fortë për shkak të konkurrencës. Sipas Drenushës, ajo e ka parë veten të barabartë me të gjithë banorët dhe ka luftuar kundër të gjithëve për një fitore të mundshme.
“Jo gjithmonë gjërat rrjedhin ashtu siç i mendojmë, por teoritë zberthehen me inteligjencë”, shkruan ajo, duke shtuar se sot e sheh atë eksperiencë me më shumë qartësi dhe pjekuri.
Në fund, Drenusha shpreh dashurinë për veten dhe vlerësimin për rrugëtimin e saj, duke përmendur edhe Gresa Gashin, me mesazhin motivues: “Love myself”./Indeksonline/


