Drenusha Latifi publikon selfie me vajzën e saj, si dy pika uji
Modelja e njohur, Drenusha Latifi, ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël pranë vajzës së saj.
Në një selfie të publikuar në rrjetet sociale, nënë e bijë pozuan brenda veturës ku duken në moment të bukur krahë njëra-tjetrës, shkruan Indeksonline.
Ajo që ra më shumë në sy ishte ngjashmëria e madhe mes tyre. Me tipare të njëjta dhe shikim plot dritë, vajza duket si kopje e së ëmës.
Drenusha prej kohësh është treguar e përkushtuar ndaj familjes, duke ndarë herë pas here momente të veçanta me fëmijët e saj.
Një fotografi flet më shumë se 1000 fjalë – dashuri, ngrohtësi dhe shumë ngjashmëri mes tyre./Indeksonline/


