23:26 / E Premte, 08 Mars 2024 / FR

Drenusha Latifi uron 8 Marsin, thotë që dhunën ta shndërrojnë në dashuri

Ish-missi i Kosovës, Drenusha Latifi ka uruar 8 Marsin në mënyrë pak më ndryshe.

Ajo ka bërë thirrje kundër dhunës ndaj gruas, e këtë dhunë ta shndërrojnë në dashuri.

“Dhuna ndaj gruas është një shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë, andaj zëvendëso dhunën me dashuri, respekto jetën dhe integritetin e gruas”, shprehet Latifi.

Kohëve të fundit këngëtarja ka zbuluar se ka qenë vet e dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj.