75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Drenusha Latifit feston ditëlindjen, shoqja thotë se fëmijët i ka marrë shumë malli

Ish “Miss Kosova” dhe këngëtarja Drenusha Latifi, e cila së fundi u kthye me bujë në vëmendjen e publikut, sërish është në fokus.

Latifi, po e jeton një eksperiencë interesante në “Big Brother VIP Kosova”, në garë për çmimin e madh prej 200 mijë euro.

Ndërkohë, ajo feston ditëlindjen dhe urimi më special i vjen nga shoqja e saj, Besa Domi.

Kjo e fundit ka sjell në faqen e saj në Instagram një video nga vetura ku shihet me Drenushen dhe fëmijët, duke shkruar se i ka marrë shumë malli.