12:22 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / A. M.

Dreshaj: 20 mijë vaksina, si një pikë uji në det – Vitia të bashkëpunojë me pararendësit e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, tha se duhet të sigurohen doza të tjera të vaksinës kundër virusit Covid-19.

Ai po ashtu i bëri thirrje ministrit të Shëndëtësisë, Arben Vitia, që të bashkëpunojë me pararendësit e tij për menaxhimin e pandemisë.

“Ne si Aleancë kërkojmë prej Qeverisë, ministrit Vitia, që në afat sa më të shkurt të sigurohen vaksinat. Kërkojmë të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit. Kërkojmë që menjëherë dhe pa vonesë të shfrytëzohet buxheti i paraparë për blerjen e vaksinave. Nuk ka kuptim pse duhet të hezitohet. I rekomandojmë Qeverisë që me rrugë urgjente të kontaktohen vendet mike për sigurimin e sasive të nevojshme të vaksinës, qoftë në rrugë zyrtare apo shfrytëzimin e personave publik me ndikim në këto vende. T’i lëmë kapricat, rekomandojmë që ministri Vitia t’i bashkërendisë forcat me ministrat paraprak, Zemaj dhe Ismaili, që me një zyrë të përbashkët të bashkëpunojnë lidhur me menaxhimin e situatës më të mirë”, ka thënë Dreshaj në një konferencë për media.