75 Mall Live Search
20:16 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dreshaj bën thirrje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Istog

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka deklaruar se në komunën e Istogut është e domosdoshme shpallja e gjendje së jashtëzakonshme.

E gjithë kjo pasi erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Biznesmeni Dreshaj tha se erërat e forta po dëmtojnë shumë shtëpi banimi dhe niveli i rrezikshmërisë është në rritje. Dreshaj ka bërë thirrje për institucionet e shtetit që të marrin masat e nevojshme, pasi është e pamundur që niveli lokal ta kontrollojë këtë situatë.

Postimi i plotë:

Në Istog është e domosdoshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Erërat e forta po dëmtojnë shumë shtëpi banimi dhe niveli i rrezikshmërisë po rritet.

Ftoj institucionet e shtetit që të marrin të gjitha masat, ngase është e pamundur që niveli lokal ta kontrollojnë këtë situatë.

Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo udhëtim në vise malore ngase përkundër rrugës së liruar, era e fortë përbën rrezik në çdo moment.

G.D