Dreshaj e quan foltoren e Berishës si revolucion për partitë politike shqiptare

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj e ka vlerësuar si revulucion për partitë shqiptarë, por edhe për vendet ballkanike Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha.
Ish zv-ministri i Jashtëm thotë se zgjedhja e kryetarit sipas sistemit një votë- një anëtarë është kulm i demokracisë.
Këtë, sipas tij, e ka aplikuar edhe CDU me zgjedhjen e fundit të kryetarit të saj Friedrich Merz.
Më tutje, Dreshaj ka thënë se Ballkani i Hapur është i vdekur dhe një organizatë e krimit të organizuar.
Kujtojmë se sot po mbahet gara për kryetarin e ri të PD-së, proces i udhëhequr ky nga grupi i Rithemelimit të këtij subjekti.