Dreshaj e quan Haradinajn hero të luftës e të paqes
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka uruar sot të gjithë punëtorët e sektorit publik, të cilët do të përfitojnë nga Ligji për Paga.
Në një postim në Facebook, Dreshaj ka shkruar se ushtrua, taksa e pagat janë disa nga punët e mëdha të sic e ka quajtur ai, Ramush Haradinajn, ‘hero të luftës e paqes’, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Dreshajt:
Kryeministri na ëmbëlsoi me çokollatë, në një ditë të rëndësishme për vendin.
Që nga sot, mësimdhënësit, mjekët, policët, doganierët, zjarrfikësit e shumë shtresa të shoqërisë kanë paga të dinjitetshme.
Ushtria, taksa, pagat…dhe shumë punë të mëdha me heroin e luftës dhe të paqes, Ramush Haradinajn.

