75 Mall Live Search
21:45 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Dreshaj e uron ambasadorin e ri në Gjermani, i ofron përkrahje vëllazërore

Ish-deputeti, zëvëndësministri, biznesmeni i njohur, Gani Dreshaj e ka uruar ambasadorin e ri në Gjermani, Faruk Ajetin për marrjen e detyrës.

Dreshaj që njihet për lidhjet e tij dhe afërsinë me shtetin gjerman, i ka ofruar përkrahje vllazërore ambasadorit Ajeti.

“Sot në Berlin, Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Gjermani, dr. Faruk Ajeti, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, dr. Frank-Walter Steinmeier, duke u akredituar kështu si Ambasador i Repubikës së Kosovës në Gjermani.

Ambasadorit i uroj shëndet, punë të mbarë, suksese dhe i ofroj përkrahje vëllazërore me të gjitha kapacitetet që kam”, shkruan Dreshaj në urim.