18:43 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / MSH

Dreshaj i lumtur me lehtësimin e bashkimit familjar në Gjermani: Uroj që me punë të ndershme e të mira të na bëni krenarë

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, i është gëzuar lajmit për ligjin e miratuar sot në Gjermani, i cili lehtëson bashkimin familjar për punëtorët e kualifikuar që kanë vizë pune në këtë shtet.

Ish-deputeti Dreshaj thotë se me këtë ligj, punëtorët e kualifikuar mund të marrin famijet e tyre pa e poseduar testin A1.

“Poashtu, në Bundestag sot ka kaluar edhe ligji për azilkërkuesit me Duldung. Secili azilkërkues me Duldung që ka qëndruar më shumë se 5 vite në Gjermani mund të marrin lejën e përhershme të qëndrimit nëse brenda 18 muajve të ardhshëm arrijnë të gjejnë vend pune në Gjermani” shkroi Dreshaj në facebook.

“Uroj që me punë të ndershme e të mira të na bëni krenar si gjithmonë komunitetin tonë në Gjermani” përfundoi ai.

Ky është postimi i plotë i Dreshajt:

Të dashur bashkatdhetarë në Gjermani. Jam i lumtur të iu njoftoj se me ligjin e miratuar sot lehtësohet bashkimi familjar për punëtorët e kualifikuar që kanë vizë pune në Gjermani.

Me këtë ligj punëtorët e kualifikuar mund të marrin famijet e tyre pa e poseduar testin A1. Pra tani e tutje ka lehtësira të mëdha për të marrë në Gjermani bashkëshortin apo bashkëshorten, si dhe fëmijët.

Poashtu, në Bundestag sot ka kaluar edhe ligji për azilkërkuesit me Duldung. Secili azilkërkues me Duldung që ka qëndruar më shumë se 5 vite në Gjermani mund të marrin lejën e përhershme të qëndrimit nëse brenda 18 muajve të ardhshëm arrijnë të gjejnë vend pune në Gjermani.

Uroj që me punë të ndershme e të mira të na bëni krenar si gjithmonë komunitetin tonë në Gjermani.