75 Mall Live Search
21:44 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Dreshaj: Investimet më të mëdha në Istog erdhën nga Qeveria Haradinaj

Ramush Haradinaj ka qenë sot në degën e AAK-së në Istog. Kandidatët për deputetë e kanë pritur kreun e partisë. Gani Dreshaj ka thënë se Istogu i ka borxh besimin Haradinajt ngase investimet më të mëdha kanë ardhur në qeverinë e tij.

“Aleanca në Istog, e fuqishme si dikur. Jemi bashkë me qëllime të mëdha dhe për të mirën e Istogut.

Investimet më të mëdha në Istog kanë ardhur kur ky kryeministër ka qeverisur. Prandaj Istogu ia ka borxh edhe një besim, dhe të fillojmë me punët e lëna pezull.

Infrastrukturë, turizëm, bujqësi, sport e investime, është plani i jonë dhe zëri juaj në parlament”, shkruan Dreshaj në Facebook.