10:51 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Dreshaj iu bën thirrje shqiptarëve të BE-së të dalin në zgjedhje, thotë se është moment historik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në shtetet e BE-së që të dalin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen në maj.

Dreshaj që është i lidhur ngusht me diasporën shqiptare në Gjermani dhe politikën gjermane, sidomos me CDU-në, ka bërë thirrje që me votën e tyre shqiptarët të tregojnë sa të rëndësishëm janë në Evropë.

Deputeti i AAK-së ka thënë se e ardhmja e Evropës është vetëm me politikën liberalo-konservatore.

Me një thirrje në gjuhën gjermane, Dreshaj ka këtë thirrje për 1 milion shqiptarët me të drejt vote:

Thirrje për zgjedhjet evropiane

Të iu tregojmë fqinjëve tonë se sa shumë evropianë jemi

Të dashur bashkëvendas, po iu drejtohem të gjithëve që kanë drejtën e votës në zgjedhjet evropiane. Jo vetëm që e kemi të drejtën, por e kemi edhe si detyrë të marrim pjesë në këto zgjedhje. Ne si pjesë e re e Evropës duhet të jemi pjesmarrës në këto zgjedhje.

Drejtimi i djatht dhe i majtë evropian po rrezikojnë që Evropa të ndahet në dy pjesë, ne duhet ta luftojmë këtë trend dhe së bashku ta bëjmë Evropën të fortë e atraktive.

Evropa ishte kontinenti më stabil pas Luftës së Dytë Botërore i drejtuar nga politika e mirë siç ishin Helmut Kohl, Francois Mitterrand, e së fundi nga Angela Merkel e Emanuel Macron. Ne si shqiptarë e kemi zërin tonë në Evropë. Më shumë se 1 milion persona me të drejt vote, nuk jemi më pak, por jemi forcë në Evropë.

Nga data 26 maj do të mbahen këto zgjedhje. Duhet ti tregojmë Brukselit se kemi përgjegjësi si popull i këtij vendi. Duhet ta dërgojmë Evropën përpara me politikë liberale-konzervative ta forcojmë këtë pjesë.