75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 20 Maj 2021 / AR

Dreshaj: Kjo qeveri është komuniste, një qeveri demokratike nuk e shkel parimin e barazisë së qytetarit në këtë mënyrë

Deputeti I Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka akuzuar Qeverinë Kurti e cila nuk ka bërë asgjë për gjithë ata që tani e mbi një vit janë në vijën e parë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19.

Dreshaj në seancën e sotme në të cilën është thirrur në interpelancë ministri Hekuran Murati, tha se gjatë këtyre 60 ditëve të kësaj qeverie, nuk është parë ndonjë aktivitet që ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Qeveria Kurti 2 tashmë ka kaluar 60 ditë të qeverisjes së saj. Këto 60 ditë fatkeqësisht nuk u shquan me ndonjë aktivitet që në jetën e qytetarit të ndikojë pozitivisht. Premtimet elektorale që keni dhënë gjatë fushatës zgjedhore paskan qenë një farsë për më shumë vota. Më kujtohet këtu nje deputete e juaja që deklaronte që programi juaj zgjedhor ishte më shumë program dëshiror sesa realitet. E vërtetë paska qenë”, tha Dreshaj.

Dreshaj shtoi se në vend të stimulimit për mjekët, infermierët, stafin mbështetës shëndetësor, Qeveria kurti ia ulë shtesat nga 250 në 150 euro.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri në këtë moment që po flasim janë disa heronj me mantel të bardhë që po bëjnë një punë vetëmohuese atje jashtë. Ata janë mjekët, infermierët, stafi mbështetës e i gjithë stafi shëndetësor që nuk e kanë kursyer as jetën e tyre në përballje me pandeminë. E qka bënë qeveria Kurti 2?”, shtoi Dreshaj.

“Në vend që të I stimulojë këto shtresa në këtë kohë të vështirë, kjo qeveri i zvogëlon shtesat për mjeket tanë nga 250 në 150 euro. Pra, në mes të pandemisë gjithsejtë 3970 mjekëve ua bënë këtë” 

“Përkthyer në shifra kjo do të thotë që për 3 muaj përmes zvogëlimit për 100 euro të shtesave për mjekët me një vendim ad-hoc në emër të mungesës së buxhetit I kursyet 1,191,000 euro. Bravo!”. 

Ai ka pyetur Qeverinë e Kosovës se në bazë të cilit parim ia paguan 11 milionë euro rrymën serbëve në veri.

“Por një gjë se kam të qartë unë.. Në bazë të të cilit parim I paguat 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri, madje jashtëligjshëm. Mantelbardhët që deri dje i quanit Heronj, shumë shpejtë me veprime të këtilla fatkeqësisht do ti ktheni në lypsarë!”, përfundoi Dreshaj.