75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / MSH

Dreshaj: Kosova vendi i vetëm në botë, që nuk i njeh gradimet shkencore dhe profesionale të arritura gjatë viteve ’90-të

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në botë që nuk i njeh gradimet e veta shkencore dhe profesionale të arritura gjatë viteve ’90-të.

Kështu ka thënë Dreshaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Kosova vendi i vetëm në botë që nuk i njeh gradimet e veta shkencore dhe profesionale të arritura viteve ’90-të, me rastin e pensionimit”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka shtuar se qeveria po hesht lidhur me këtë çështje. 

“Sot në seancën e kuvendit, ngrita problemin e njohjes së gradimeve shkencore dhe profesionale të bëra viteve 90-të, me rastin e pensionimit. Përkundër disa insistimeve se deri kurë do të vazhdojë kjo gjendje, qeveria heshti. Minstrja Nagavci tha se i njohin gradimet gjatë ushtrimit të detyrës, por heshti lidhur me njohjen e këtyre gradimeve me rastin e pensionimeve, gjë që sanksionohet me udhëzimin administrativ UA 2015 të lëshuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, është shprehur Dreshaj.