11:09 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dreshaj: Kurrë nuk do e imagjinoja që do vinte dita për të mos ia pasur frikën as Gjermanisë në futboll

Gani Dreshaj ka mbetur pa fjalë nga paraqitja e djeshme e Kosovës ndaj Malit të Zi. Biznesmeni, humanisti e politikani kosovar ka qenë në tribuna për të ndjekur nga afër ndeshjen së bashku me djalin e tij, Rionin.

Dreshaj ka thënë se me këtë Kosovë, nuk do ia kishte frikën as në përballje me Gjermaninë.

“Bashkë me djalin, Rionin, shijuam edhe një spektakël futbolli të cilin si zakonisht po e ofron kjo Kosovë e madhe.

Paraqitjen fantastike për pak minuta e ndava edhe me shokë nga Gjermania të cilëve në video-live iu tregoja se çfarë atmosfere ishte dhe çfarë futbolli i bukur luhej.

Është e pamundur të gjesh lojtarin e ndeshjes sepse sipas meje të gjithë sot meritonin notën 10.

Kurrë nuk do ta imagjinoja e besoja që do të vinte dita që me Kosovën mos të ia kem frikën as Gjermanisë në futboll” shkruan Gani Dreshaj në Facebook.