Dreshaj: Marrëveshja mes VV e AAK të bëhet si përgjigje ndaj koalicioneve mes LDK e PDK

Gani Dreshaj ka sygjeruar Vetëvendosjen e AAK-në që të kenë përafrime në balotazhin e të dielës. Ish-deputeti thotë se kjo do të ishte përgjigja ideale ndaj marrëveshjeve mes LDK-së e PDK-së nëpër komuna. Dreshaj thotë se afrimi mes Kurtit e Haradinaj në këto momente do të ishte lajm i mirë edhe për Kosovën.
“Bashkëpunimi në mes të Vetëvendosjes e AAK-së në balotazhin e 14 nëntorit do të ishte i frytshëm dhe i mirëseardhur për të dy partitë. Poashtu, do të ishte një përgjigje e drejt politike ndaj partive “simotra”, LDK-PDK që kanë marrëveshje pothuajse në të gjitha komunat ku janë në balotazh, diku zyrtarisht e diku në heshtje. Është mendim i imi i kahershëm dhe qëndron edhe sot, bashkëpunimi Kurti-Haradinaj do të ishte ideal për Kosovën sot, si në nivel qëndror, ashtu edhe në atë lokal” ka thënë Dreshaj.